Siri, 30 tetor 2011, NOA – Presidenti i Baschar al-Assad, paralajmëroi bashkësinë ndërkombëtare nga një sulm në favor të opozitës në vendin e tij. Çdo ndërhyrje mund të shkaktojë një Afganstan të ri, tha Assad në një intervistë dhënë gazetës britanike "Sunday Telegraph". “Siria është tërësisht ndryshe nga Egjipti, Tunizia, Yemeni, historia është ndryshe, politika është ndryshe. “Siria është tashmë qendra e rajonit, është linja ndarëse dhe nëse luhet me këtë terren shkaktohet një tërmet. Çdo problem me Sirinë do ti vinte zjarrin gjithë rajonit”, tha Asad. Çdo ndërhyrje në tokë do të shkaktojë një tërmet. Trupat siriane dhe dezertorët që kaluan në anë të opozitës zhvilluan të shtunën përleshje të përgjakshme në bastionin e opozitës Homs dhe në provincën veriperëndimore, Idleb. Sipas të dhënave të veprimtarëve për të drejtat e njeriut, si pasojë kanë humbur jetën të paktën 40 njerëz dhe janë plagosur disa të tjerë. NOA