English

Barak Kissinger Obama

Nga Thomas L. Friedman Kush do ta kishte parashikuar? Barack Obama duket se është më shumë i aftë në implementimin e politikës së jashtme të Xhorxh W. Bush sesa vetë Bushi, dhe më pak i suksesshëm në implementimin e politikës së tij. Megjithatë arsyet janë të kuptueshme. Sipas mënyrës së tij, presidenti Obama i ka sjellë vendit strategjinë e duhur të Bushit për “luftën ndaj terrorizmit”. Ky është një kombinim serioz i koordinimit të inteligjencës globale duke pasur si detyrë parësore vrasjen e terroristëve të njohur dhe duke kufizuar ndërhyrjet, si Libia – ku duke përdorur forcat popullore në vend si dhe trupat aleate, si dhe duke përdorur në mënyrë të zgjuar pushtetin e SHBA-ve, u bë e mundur që kostoja dhe rreziku të jenë sa më të vegjël. Në Libi, Obama ka shpëtuar jetë dhe i ka dhënë libianëve një mundësi për të ndërtuar një shoqëri më të mirë. Obama e bëri punën e tij më së mirë por ajo se çfarë do të bëjnë ata me këtë mundësi është tani në dorën e tyre. Pa dyshim Xhorxh W. Bush dhe Dick Cheney menduan se Iraku dhe Afganistani do të ishin operacione të fokusuara dhe të kufizuara. Por megjithatë doli se e gjitha kjo qe një investim jo i mirë. Pjesërisht për shkak të paaftësisë së tyre dhe mungesës së planifikimit, u desh më shumë kohë se c’ishte menduar deri sa “shtëpia për pronarët e rinj” të ishte gati dhe çmimi që Amerika pagoi për këtë ishte shumë i madh. Iraku ende mund të mundësojë të ardhura të mira për Amerikën - unë shpresoj të jetë kështu pasi do të ishte mjaft e rëndësishme - por edhe nëse ajo bëhet “Zvicër”, ne përsëri kemi mbipaguar për të. Pra, le të jemi të qartë: Deri tani, si komandant suprem në luftën kundër terrorizmit, Obama dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare kanë qenë më eficient për sa u përket kostove dhe më të zgjuar në mbajtjen e vendit të sigurt, se sa "të rriturit", ata që zëvendësuan. Duke mos qenë afër realitetit, të vjetrit e G.O.P-së e kanë të vështirë ta pranojnë këtë. Por ndërsa Obama ka qenë më i zoti në zbatimin e politikës së Bushit kundër terrorizmit, ai ka qenë më pak i suksesshëm në implementimin e politikës së tij të jashtme. Diplomacia arabo-izraelite e tij ka qenë një katastrofë. Shpresat e tij për të bërë për vete Iranin dështuan. Ai bëri pak përpjekje për të krijuar një koalicion shumëpalësh për të përkrahur “Zgjimin Arab”, në vende si Egjipti, për të trajtuar sfidat e post-revolutionit. Vendimi i tij, i konsideruar i papeshuar, për të dyfishuar trupat në Afganistan mund të kishte rezultuar fatal. Ai është në një luftë fjalësh me Pakistanin. Politika së tij globale është në një çoroditje të padukshme. Kinezët dhe rusët, si përllogaritës gjakftohtë, ndërkohë që herë pas here i ofrojnë atij ndonjë “bonus”, nga ana tjetër shikojnë interesat e tyre pa i kushtuar vëmendje preferencave të Obamës. Pse ndodh kjo? Këtu kam ndërmend ta mbroj Obamën, jo ta dënoj atë. Frustrimet e Obamës në krijimin e një politike të jashtme jo-ushtarake i kanë rrënjët në një problem më të gjerë strukturor. - kjo shpjegon se pse ne nuk kemi prodhuar një sekretar shteti që mund të ndryshojë historinë, që prej titanëve të luftës së ftohtë Henry Kissinger, George Shultz dhe James Baker. Arsyeja: bota është bërë më e komplikuar dhe Amerika e ka humbur ndikimin e saj. Kur Kissinger ishte duke negociuar në Lindjen e Mesme në vitet 1970, atij i duhej të bindte vetëm tre persona për të bërë një marrëveshje: një diktator të gjithëpushtetshëm sirian, Hafez al-Asad, një faraon egjiptian, Anwar Sadat, dhe një kryeministër izraelit me një shumica dërrmuese, Golda Meir. Për të bërë histori, Presidenti Obama dhe Sekretarja e tij e Shtetit Hillari Klinton, përkundrazi, duhet të arrijnë në një marrëveshje me një regjim të shkatërruar sirian dhe egjiptian, me një koalicion të ndarë dhe të dobët izraelit dhe me një lëvizje palestineze të ndarë në dy pjesë. Tanimë, as që po bëhen më përpjeke për të negociuar me qeverinë civile në Pakistan. Thjesht po merremi direkt me ushtrinë e saj, e cila dëshiron të përshkallëzojë konfliktin me Indinë duke shfrytëzuar Afganistan për këtë luftë Të bësh histori me anë të diplomacisë "varet në bërjen e marrëveshjeve me qeveritë e tjera", thotë Michael Mandelbaum, ekspert i politikave të jashtme në Johns Hopkins University (dhe bashkë-autor me mua në "That Used to Be Us (Ata kemi qenë ne)”. Por tani, për të bërë marrëveshje të tilla, na duhet më parë të ndërtojmë qeveritë me të cilat ne duam të negociojmë - por ne nuk mund ta bëjmë këtë". Në fakt, me kaq shume vende “të nxehta” që ka sot, ne duhet të merremi në fillim me ndërtimin e shteteve para se të bëjmë diplomaci. Shumë shtete të përkrahur nga lufta e ftohtë po dështojnë. Dhe aty ku shtete janë më të forta - si Rusia, Kina dhe Irani - ne kemi ndikim më të vogël pasi ndikimi varet absolutisht nga fuqia ekonomike. Dhe, ndërkohë që shumë prej kompanive amerikane janë ende të fuqishme, qeveria jonë është e zhytur në borxhe. Kur një komb është në borxhe aq thellë sa jemi ne - me gjithë shkurtimet e pashmangshme në mbrojtje –ndikimi është më i ulët sesa pretendohet. Mënyra më e mirë për ne për të rritur epërsinë ndaj Rusisë dhe Iranit do të ishte ndjekja e një politike energjike për të reduktuar çmimin dhe rëndësinë e naftës. E vetmja mënyrë për të fituar epërsi ndaj Kinës është rritja e kursimeve tona dhe normave të interesit – si dhe duke eksportuar më shumë dhe konsumuar më pak. Pra, nëna, këshillojini fëmijët tuaj që kur të rriten të mos bëhen sekretarë shteti apo shefa të politikës së jashtme – jo, deri sa të tjerët të kenë bërë më shumë për ndërtimin e shteteve të tyre, dhe ne të kemi bërë më shumë për ndërtimin e shtetit tonë. NOA

KOMENTE