Van, 30 tetor 2011, NOA- Tërmeti i cili goditi të dielën e kaluar provincën turke Van, në lindje të vendit shkaktoi vdekjen e 596 personave, 14 më shumë nga bilanci i mëparshëm.
Kjo shifër u deklarua sot nga zyra për emergjencat civile të Kryeministrit Recep Taip Erdogan.
Të paktën 4150 persona gjetën vdekjen nga tërmeti me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter.
Në total numri i të shpëtuarve llogaritet 231 sipas zëvendës Kryeministrit Besir Atalay.
a.y/NOA