Stamboll, 30 Tetor 2011 NOA - Gjysmë Hëna e Kuqe turke, raportoi në orët e para të mëngjesit të së enjtes se 17 kamionë që transportojnë ndihma për viktimat e tërmetit janë plaçkitur.
Zyrtarët lokalë në qytetin Van thanë se të mbijetuarit, të zemëruar që nuk marrin furnizime, kishin bastisur karvanin për ushqim dhe batanije.
Ndërkohë dy persona të tjerë u nxorrën të gjallë nga rrënojat te mërkurë, por shpresat janë duke u venitur për të tjerë të mbijetuar.
Më shumë se 480 të vdekur, është bilanci i deritanishëm, pas tërmetit të së dielës që përfshiu Turqinë.