English

Hamilton dhe Scherzinger, në krizën e fundit?

Londër, 30 tetor 2011 NOA - Është një ndër krizat e shumta të çiftit por mund të jetë dhe ajo e fundit.

Në podiumin e Koresë piloti britanik ka arritur të fitojë vendin e dytë, por me mendje ai dukej të ishte diku tjetër. Shumë pak dëshirë për të festuar dhe shtypi menjëherë e ka lënë fajin mbi krizën në çift mes tij dhe këngëtares, me të cilën qëndron prej katër vitesh. Grindjet dhe debatet në këtë çift duhet thënë se nuk përbëjnë ndonjë lajm të ri, pasi dhe vitin e kaur piloti dhe këngëtarja janë ndarë dy herë si pasojë e impenjimeve profesionale të shumta, gjë që i mbante për një kohë të gjatë larg njëri tjetrit. Megjithatë në fund ata arrinin të riktheheshin sërish, madje më të fortë dhe më të gëzuar se kurrë. r.b/NOA

KOMENTE