English

Hedh në erë bunkerin për ti shitur hekurin

Kavajë, 30 tetor 2011, NOA- Policia e Kavajës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të një 44 vjeçari nga fshati Vevonjë.

I ndaluari është identifikuar si Sadik Lika dhe arrestimi i tij u krye sepse dyshohet se ka shkatërruar me eksploziv një bunker duke i marrë dhe shitur hekurin.

Nga hetimet dhe verifikimet e uniformave blu, rezultoi se në banesën e tij u gjetën disa kapsolla detonatore dhe fitila ndezës të cilat ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Sipas policisë thuhet se nga kontakti i marrë me punonjësit e Policisë Ushtarake të Rrethit Kavajë, rezulton se këto bunkerë janë të evidentuar dhe janë pronë e ushtrisë.

a.y/NOA

KOMENTE
  • denis13:55 - 30 Tetor 2011
    haahhahaha po mir ja beri bunkerit,,, dhe ca pron e ushtris thoni ju ato i ka bo enver hoxha me leket e popullit dhe ju shkoni kapni hallixhinj qe skan as buk me honger