Ankara, 30 Tetor 2011 - Një i ri 13 vjeçar, është nxjerrë i gjallë nga gërmadhat e tërmetit që goditi Turqinë pak ditë më parë, bënë të ditur zyrtarët turq. I riu ka qendruar 108 orë nën rrënoja.
Nga tërmeti me intensitet 7.2 shkallë, deri tani kanë humbur jetën570 të vdekur dhe rreth 1 000 të plagosur.
Zyrtarët thonë se numri i të vdekurve nga tërmeti që ka goditur pjesën lindore të Turqisë, ka arritur në 570.
Epiqendra e tërmetit të së hënës, me magnitudë 7.2, ishte në provincën Van.
Qendra qeveritare për menaxhimin e krizave thotë se 2,555 persona janë plagosur, ndërsa mijëra kanë mbetur pa strehë.
Ekipet e shpëtimit në disa vende po vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuarit.