Këshilli i Sigurimit të OKB-së (Organizata e Kombeve të Bashkuara) i ka hequr NATO-s mandatin për operacione ushtarake ndërkombëtare në Libi, megjithë shqetësimet për çështjet e sigurisë të qeverisë së përkohshme në këtë vend.
Operacionet e NATO-s në Libi përfundojnë zyrtarisht më 31 tetor. Misioni 7 mujor i organizatës ka kontribuar në mënyrë vendimtare në përmbysjen e diktatorit shumëvjeçar Gaddafi.
Më parë Libia i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mos e shfuqizojë mandatin për mbrojtjen e popullsisë civile.
Këshilli Tranzitor ka nevojë edhe për pak kohë pas vdekjes së Muammar al Gaddafit, që të vlerësojë gjendjen e sigurisë dhe sigurimin e kufijve, tha një diplomat libian në Nju Jork.