English

Operacioni “Hallouin”, si u kapën 120 kg hashash në Tiranë

Tiranë, 30 tetor 2011, NOA – Policia e Tiranës ka dhënë pak minuta më parë detaje nga operacioni i zhvilluar mbrëmjen e djeshme, ku u kapën 120 kg hashash në afërsi të Tiranës. Gjithashtu, policia ka publikuar dhe emrat e të arrestuarave, të cilët janë; Shkëlzen Kol Hajdari, 32 vjeç, banues në Qafzotaj Durrës, i dënuar më parë në Greqi për trafik lëndësh narkotike, Aleksandër Zef Kola (Dedukaj), 32 vjeç, banues në fshatin Dushnez në Tropojë, i dënuar më parë në Greqi për trafik lëndësh narkotike, Eqerem Kapllan Hoxha, 56 vjeç, banues në Qafzotaj të Durrësit dhe Maliq Xhemal Memo, 54 vjeç, banues në Shijak. Pas informacioneve të marra, policia ka organizuar operacionin “Hallouin” për të bërë të mundur sekuestrimin e lëndës narkotike që do të transportohej në Tiranë nga 4 personat. Ndalimi i tyre u bë në afërsi të fshatit Pezë HelmësTiranë. Të katër personat janë arrestuar teksa kanë qenë duke transportuar lëndën narkotike prej 120 kg, me dy automjete, tip “Mitsubishi Pajero”. Nga kontrolli i ushtruar në makina u gjendën e 19 thasë të mbushur me bimë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë 120 kg. Gjithashtu gjatë kontrollit, Shkëlzen Hajdari, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Zastava model” 54, me një karikator dhe 9 fishekë. Policia sekuestroi dhe një shumë parash të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari. Arrestimi i katër personave u bë pas një hetimi disa mujor. Sipas policisë droga vinte nga qyteti i Durrësit me qëllim më pas tregtimin e saj në kryeqytet. a.k/NOA Në foto: Pamje ilustruese

KOMENTE
  • Gerta11:10 - 30 Tetor 2011
    ueeeeeeeeeeeeeee lALE . sa mire qe iu paskan bere e hahahahahah
  • Bushi Bushi10:59 - 30 Tetor 2011
    "ec te vdeksha " kta e paskan ber si burrat 120 kile njehersh ,,,,