English

Pasqyra e shtypit, 30 tetor 2011

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e diel, 30 tetor 2011.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “ Prag skandali në Panairin e Librit, dëbohet “Kurbani” i Ramës”, i cili flet për panairin që do të zhvillohet këto ditë. Disa tituj të tjerë: “Pirro Çako, partiturat e këngës “Botën do ndryshoja”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin: “SHISH fsheh dosjen e Copës”, i cili flet për hetimin e vdekjes së punonjësit të Shërbimit Informativ Shtetëror. Tituj të tjerë të gazetës: “Rama-Blushi, kafe demonstrative, një javë para kongresit të PS”, “Enver Petrovci: Do t’u mësoj aktorëve si flitet shqip”, “Flasin të ftuarit e Topit: Pse shkuam në presidencë”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor: “Shkrihen akujt, Rama-Blushi, detajet e takimit dy orë në PS”, i cili flet për takimin e djeshëm mes dy socialistëve. Disa tituj të tjerë janë: Ditari i Helena Kadare: Arratisja dhe letra e Ismailit për Ramizin”, “Vëllai i oficerit të SHISH: Mesazhi në telefon i shkruar nga Isai”.

Gazeta “Panorama” hapet me argumentin kryesor të ditës: “Para Kongresit, Rama dy orë kokëkokë me Blushin”, i cili pasqyron detaje nga takimi i djeshëm i dy drejtuesve të PS. Disa tituj të tjerë: “Helena Kadare: Ndarja me Ismailin, pas tradhtisë së parë na pajtoi Sabri Godo”, “Berisha: Nuk pranojmë propozimin e PS për heqjen e TVSH”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Kursi i ri i Ramës: Qeveria ikën me votë, jo me protesta”, i cili i referohet shkrimit të djeshëm të kreut të PS. Disa tituj të tjerë janë: “Babai i Lorikut: Si më tradhtoi Ervin Murati, tani e kam armik”, “Libri i Ben Blushit: Si shndërrohen njerëzit kur jetojnë në mal”, “Albert Brojka: Partia e Topit: LSI-ja e së djathtës”

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE