English

PD: Rama, reformë me veglat e verbra të PS në drejtësi

Tiranë, 30 tetor 2011, NOA - Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve i janë përgjigjur sot me anë të një reagimi publik ftesës së Partisë Socialiste për tryezën për reformën në drejtës. Me anë të një deklaratë, deputetët e PD-së e cilësojnë ftesën të pasinqertë. Sipas tyre, Rama më parë duhet të kërkonte falje për bllokimin e integrimit të vendit, duke mos votuar reformën në drejtësi. “Ditën e premte Partia Socialiste dhe grupi i saj parlamentar zhvilluan një veprimtari politike për reformën në drejtësi, e cila do të kishte qenë një event me të vërtetë shpresëdhënës, nëse stari i eventit, lideri i PS-së zoti Rama do u kishte kërkuar ndjesë publike shqiptarëve për bllokimin mbi tre vjeçar që i ka bërë çdo nisme reformuese në fushën e drejtësisë”, thuhet në deklaratën e deputetëve të PD-së. Duke e cilësuar se aktivitetin si nja “veprimtari propagandistike” të kreut të PS-së, deputetët e PD-së akuzojnë dhe një pjesë të përfaqësuesve të drejtësisë që po ndihmojnë Ramën për të bllokuar reformat . Sipas tyre, Rama “këtë herë bllokimin po kërkon ta realizojë nëpërmjet veglave të verbra të PS në gjirin e drejtësisë”. Deklarata e deputetëve të PD-së citon dhe dy prej emrave të juristëve që ishin të pranishëm në takim, duke theksuar se ata kanë qenë aty me urdhër të “shefave”, Presidentit të Republikës dhe Prokurores së Përgjithshme. “Jo më kot ndërhyrjet më të zëshme iu lanë në dore një gjyqtari të Gjykatës së Lartë, zotit Ardian Dvorani dhe një prokurori të Prokurorisë së Përgjithshme, zotit Shkëlqim Hajdari. Të dy përfaqësuesit e drejtësisë merrnin pjesë në këtë veprimtari partiake (mesa duket me urdhër të Shefit), në kundërshtim flagrant me statusin, detyrën dhe funksionin e tyre shtetëror”, thuhet në deklaratën e deputetëve të PD-së. Deputetët e djathtë theksojnë se reformat bëhen në Kuvend dhe jo në shfaqe groteske. “Deputetet demokratë të Komisionit të Ligjeve janë të sigurt se rruga e reformës është e papajtueshme me shfaqe të tilla të nënshtrimit grotesk të përfaqësuesve apo organeve të drejtësisë. Reforma bëhet me përkushtim, idealizëm e vetëmohim. Reforma bëhet në Kuvend, atje ku zoti Rama nuk është prezent”, thuhet në deklaratë. a.k/NOA

KOMENTE