Chiari, 30 tetor 2011, NOA- Një 27 vjeçar shqiptar është plagosur nga dy plumba në këmbë dhe është shtruar në spitalin e Chiarit në Itali.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur një ditë më parë në njërën nga rrugët mes Chiarit dhe Rudiano.
Ishin dy telefonata në shërbimin telefonik të policisë italiane 112 brenda pak minutave ato që sinjalizuan për ngjarjen dhe që identifikuan objektivin e saj.
Telefonata e parë u lejoi punonjësve të policisë që të dëgjojnë direkt nga telefoni çastet e plagosjes të ardhura nga goditjet me armë zjarri, ndërsa nga telefonata e dytë një banor i zonës i cili njoftoi policët si kishte dëgjuar të shtëna dhe ulërima.
Nga ana e policisë thuhet se 37 vjeçari është i njohur për policinë dhe se është i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike dhe se gjatë dëshmisë policisë i ka fshehur ngjarjen duke treguar një version të pabesueshëm lidhur me plagosjen e tij.
Efektivët e policisë po vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen, duke tentuar të zbulojnë edhe personin që çoi në plagosjen e tij.
a.y/NOA