English

Qafë Thanë, sekuestrohen 10 kg heroinë

Qafë Thanë, 30 tetor 2011, NOA- Një sasi prej 10 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë është sekuestruar pak më parë në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Sipas të dhënave paraprake thuhet se droga vinte nga Maqedonia dhe se synonte të hynte në drejtim të vendit tonë, ndërsa si të përfshirë në këtë ngjarje u arrestuan 2 persona me origjinë nga Tetova.

Ndërkaq drejtuesi i mjetit është identifikuar si Jeneski Jovica 34 vjeç, ndërsa i ndaluari tjetër mban inicialet V.C. Policia maqedonase kishte grumbulluar informacion në rrugë operative lidhur me ngarkesën e makinës me targa Gostivari dhe personave që ndodheshin në të, çka çoi në pengimin e transportit të saj.

Nga ana e policisë thuhet se sasia e lëndës narkotike të bllokuar kap vlerën e mbi 1 milionë eurove dhe se ky operacion u kurorëzua nga policia maqedonase.

a.y/NOA

KOMENTE