Tiranë, 30 tetor 2011, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar sot për punimet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Në rrjetin social “Twitter” Rama shprehet se Tirana është i vetmi kryeqytet në botë pa shesh. “Tirana i vetmi kryeqytet në botë pa shesh dhe po i vetmi në botë me kartodrom në vend të sheshit”, shkruan Rama. Kreu i PS-së, në të një tjetër koment të bërë disa minuta më pas, krahason ndryshimin e Krujës dhe dëmtimin e kodrave të saj. “Eh Skënderbe! Kodrat në Krujë ti bënë shesh për çimento sheshin në Tiranë ta bënë kodër për gazin e botës”, shkruan Rama. a.k/NOA
Rama: Tirana i vetmi kryeqytet në botë pa shesh
-
artisti12:59 - 30 Tetor 2011more ky me duket mua apo ka haruar qe ishte deri pak para muajsh kryetar i bashkise se tr.