English

Sekuestrohen 120 kg hashash në Tiranë, 4 në pranga

Tiranë, 30 tetor 2011, NOA - Policia e Tiranës ka sekuestruar dje 120 kg kanabis sativa dhe ka vënë në pranga 4 persona. Operacioni i forcave të rendit është gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në afërsi të Ndroqit, në kryeqytet. Policia nuk ka bërë ende të ditur emrat e personave që janë arrestuar dhe që rezultojë të përfshirë në trafikun e drogës. Një pjesë e hashashit u bllokua në automjetin ku udhëtonin 4 personat, ndërsa pjesa tjetër gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre. Mësohet se lënda narkotike do të përdorej për t’u shpërndarë në kryeqytet. a.k/NOA (vijon...)

KOMENTE