Malishevë, 30 tetor 2011, NOA – Në zbatim të masave të reciprocitetit ndaj mallrave serbe, aktivistë të lëvizjes Vetëvendosja rrokullisën një kamion me grurë, që vinte në Kosovë nga Serbia. Ngjarja ndodhi rreth orës 14.00 të së dielës. Pas verifikimit të kamionit me targa serbe SJ 001-UO dhe prejardhjes së mallit, aktivistët e rrokullisën kamionin, duke mos e lejuar të vijojë rrugën drejt destinacionit fundor. Kamioni i rrokullisur, siç e shihni në këto foto të shkrepura në vendngjarje, transportonte grurë nga Serbia. Aksioni i Vetëvendosjes u zhvillua në kilometrin e parë të rrugës magjistrale Arllat-Malishevë. Vetëvendosja bën me dije se në këtë situatë kur Serbia po vërshon në tregun e Kosovës me mallrat e saj dhe Qeveria e Kosovës beson në vullnetin e mirë të Serbisë, lëvizjes kombëtare Vetëvendosja nuk i mbetet tjetër, përveç se ta dëmtojë Serbinë brenda Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje thekson se do të vazhdojë të ndërmarrë aksione politike, të cilat mbrojnë interesin e vendit. Ajo i kërkon qytetarëve të Kosovës të bojkotojnë mallrat e Serbisë e të konsumojnë mallrat vendase, pasi në këtë mënyrë dëmtohet Serbia dhe zhvillohet Kosova. mit/NOA
Vetëvendosja në aksion politik për reciprocitetin (Fotot)
-
Frosina Mezini00:07 - 31 Tetor 2011Per mendimin tim ky veprim i vetvendosjes nuk eshte ase trimeri as patriotik,por eshte nje veprim rrugaceror dhe Terorist,ata po te duhan ti ndalojne mallrat Serbe le te shkojne ne pikat doganore dhe te vendosen ne barikada si po bejne dhe serbet dhe mose te lejojne kalimin e malrave Serbe neper Kosove,dhe jo te behen "Trima"ne brendesi te Kosoves duke demtuar dhe pronen Private te dikujte duke e ndotur me naften e makinave qe permbysin dhe duke prishur himazhin e Kosoves,pra kjo nuk eshte trimeri po eshte papjekuri dhe lamasheri se ne funde te fundit ato pare per ate grur jane paguar dhe serbi i Serbis i ka fute ne xhep paret por i demtuar dele kosumatori kosovar pa dalim i kujte kombesie eshte ,pra vendvedosja me keto veprime ka demtuar 3 pale 1-konsumatorin Kosovare qe e ka blere grurin 2- transportusin Serbe qe bente transportin qe i kane prishur Kamionin (te cilit dhe ne baze te ligjeve nderkombetare do ti paguhet kamioni me shume se sa e ka pase vleren) dhe 3- fshatarit qe ju ndote toka nga nafta e kamionit,pra a e ka pyetur prapanicen Vetvendosja per keto detyrime dhe pasoja qe do kete para drejtesise te Kosoves dhe asaj Nderkombetare pase ketij veprimi???