English

Vetëvendosje rrokullis një tjetër kamion serb

Malishevë, 30 tetor 2011, NOA- Nuk ka ditë pushimi për Vetëvendosjen. Aktivistët e kësaj lëvizjeje kanë rrotulluar një tjetër kamion me mallra serbe rreth orës 14:00 në magjistralen Arllat - Malishevë. Kamioni që transportonte mallra serbe mbante tabelat e regjistrimit SJ, dhe është ndaluar nga Vetëvendosje, ku edhe është rrokullisur.

Ky është akti i tretë i kësaj lëvizjeje, që pas heqjes së masave të reciprocitetet. Aktivistët në rolin e policëve po dëmtojnë mallrin serb duke rrokullisur kamionët.

BS/NOA

KOMENTE
  • Red Corleone16:21 - 30 Tetor 2011
    bravo bravo dhe mos ndaloni deri sa te ndalojne ato vete . . . Respekte kukes