English

Ekspertët: Videoja Meta-Prifti nuk është origjinale

Tiranë, 31 tetor 2011, NOA – Ekspertët e caktuar nga Gjykata e Lartë për të investiguar cilësinë e video-përgjimit Meta-Prifti, kanë dëshmuar sot në gjykatë në lidhje me verifikimet që kanë bërë për videon ku janë regjistruar dy zyrtarët e lartë. Ekspertët e ngarkuar për hetimin e videos së ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta me ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti e kanë cilësuar atë si jo origjinale. Në seancën e zhvilluar sot, ata kanë deklaruar se videoja nuk e ka origjinën nga video-kamera që Prifti pretendon se e ka vendosur në zyrën e tij. Sipas tyre, “biseda është e pakuptueshme dhe është e pamundur që të jepen përfundime”. Ata kanë shtuar se ka “ndërhyrje të shumta në gjithë videon”. Ardian Olli, Ermal Beqiri dhe Artur Rrahmani janë ekspertet që riekspertuan videon. a.k/NOA (vijon...)

KOMENTE
  • Preke Qehaja18:22 - 31 Tetor 2011
    sa te jete sala ne pushtet nuk do kapet askush per korrupsion , ,ata te gjithe te korruptuar jane dhe gjykatesit nje m, jane
  • Anizel13:17 - 31 Tetor 2011
    e kush tha që ekspertët nuk janë të korruptuar?...kush i gjeti ekspertët?- vetë Ilir Meta i gjeti sipas qejfit të vet
  • Laze Bendo uk13:16 - 31 Tetor 2011
    aty cdo gje mund te bej vaki por dy ekspertet qe nje ish british dhe nje amerikan treguan se vidoja ishte orgjinale keshtuqe ata ekspertat e vendit dergojini te ruajne derrat.
  • Xeni Tejeci13:08 - 31 Tetor 2011
    autori videos esht edvin kristac rama &dritan pisi pardon prifti
  • valare12:24 - 31 Tetor 2011
    Meta eshte nje politikan qe i hapi dyert e evropes shqiperise se bashku me Sali Berishen, deshtaket e aleances se Rames do bien ne grope me kembe te tyre .
  • Altin Gjeçi11:32 - 31 Tetor 2011
    Nje tjeter fakt qe tregon se shqiperia esht vendi i korruptuar.