Tiranë, 31 tetor 2011, NOA – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për grabitjen e disa pajisjeve për lokale. Artur Hekuran Ago, 34 vjeç dhe Robert Sulejman Jaupllari, 57 vjeç, lindur e banues në Tiranë, janë arrestuar dje nga policia e Tiranës, rreth orës 23.30, në rrugën “Don Bosko”. Ata dyshohet se kanë grabitur disa çadra dielli për përdorim në lokale. Dy personat kanë hyrë në garazhin e pallatit “Grapshi”. Sipas policisë dy personat kanë marrë tavolina e karrige për fëmijë në garazhin e pallatit. Policia ka arritur të sekuestrojë edhe sendet e vjedhura. a.k/NOA