English

Grabiti 100 mijë lekë, arrestohet 53-vjeçari

Elbasan, 31 tetor 2011, NOA – Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi akuzohet për grabitjen e një sasi të konsiderueshme parash në një banesë. Hile Gjokhilaj, banues në Blinisht të Lezhës ka grabitur në datën në 21 tetor në lagjen “11 Nëntori” të Elbasanit 100 mijë lekë. Grabitja ka ndodhur në shtëpinë e qytetarit me inicialet H.C, 75 vjeç. Arrestimi i tij është bërë në datën 28.10.2011, ora 10.00, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan. Pas arrestimit, materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Vjedhjes”. a.k/NOA

KOMENTE
  • Xheni Serica20:41 - 31 Tetor 2011
    ca behet keshtu mo lali te iki robi per llum fiku per 100 mije leke cfare skandali