Tiranë, 31 tetor 2011 NOA/ Albana Qehajaj – Në objektin e ekspertimit provë materiale; “Orë” nuk u gjet asnjë gjurmë e bisedës Meta-Prifti, por u gjet një material tjetër audio si dhe një seri imazhesh që mbushin memorien e saj. Imazhet nuk kanë origjinë nga kamera e objektit “Orë”.
Këtë konkluzion dhe dhjetë të tjerat që gjeni të renditura më poshtë, i përkasin akt-ekspertimit të videos Meta-Prifti:
1-Në objektin e ekspertimit provë materiale; “Orë” nuk u gjet asnjë gjurmë e bisedës Meta-Prifti, por u gjet një material tjetër audio si dhe një seri imazhesh që mbushin memorien e saj. Imazhet nuk kanë orgjinë nga kamera e objektit “Orë”.
2-Objekti i ekspertimit “Orë” lejon shkarkimin në pajisjet e tjera elektronike.
3- Nuk është e mundur të përcaktohet ekzaktësisht ora dhe data gjeografike e hedhjes, shkarkimit në lap-top videoja e bisedës Meta-Prfiti.
4- Nga ekspertimi u konstatua se probalbiliteti i ndërhyrjeve është i lartë në kuptimin e fshirjes dhe montazhit audio tek C:\Users\Dritan Prifti\1000DSCIM\PICT0008.avi.
5-Materiali audio-video i ndodhur në DVD sekuestruar në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” nuk është i njëjtë me materialin C:\Users\Dritan Prifti\1000DSCIM\PICT0008.avi.
6-Nga analiza grafike e fuqisë audio të bisedës Meta-Prifti rezulton se ajo është nga 3.1db (decibel) deri në 9.2 Db, është në pjesë të veçanta e pakuptueshme për veshin e njeriut.
7- Kopja që u përfitua nga filtrimi nuk solli asnjë përmirësim të dukshëm përsa i përket dëgjueshmërisë dhe kuptueshmërisë. Pjesët që para filmimit ishin të pakuptueshme mbën të tilla edhe pas filtrimit.
8- Materialet Audio-video mund të zhduken apo tjetërsohen pa lënë gjurmë me përdorimin e kompjuterëve dhe programeve informatike me persona që kanë njohuri në këtë fushë.
9- Teknikisht është e mundur që të mos mbetet asnjë e dhënë apo gjurmë regjistrimi në objektin orë pas fshirjes së regjistrimeve të ndodhura në të.
10 – Nga ekspertimi u konstatua se probabiliteti i shenjave të ndërhyrjeve është i lartë për pjesën audio të C:\Users\Dritan Prifti\1000DSCIM\PICT0008.avi.
11- Nga ekzaminimi i regjistrave të Unidosit të lap-topit, objekt ekspertimi, u konstatua se ndërhyrjet që fillojnë me ndërhyrjen e datës së instalimit të Ëindos në lap-top deri në datën 1 shkurt 2011. Detajet e hollësishme të ndërhyrjeve si dhe lista analitike e materialeve, USB, flash drive, mini drive, dhe “Ora” objekt ekspertimi paraqiten në aneksin bashkëngjitur këtij akt ekspertimi.
a.q/NOA