Tiranë, 31 tetor 2011, NOA – Përfundon sot procesi i regjistrimit të popullisë dhe banesave në vendin tonë. I pari ky, që pas atij të bërë në vitin 2001, por më i ploti që prej kohës së regjimit komunist. Në një dalje publike për mediat, drejtoresha e Institutit të Statistikave, INSTAT, Ines Nurja, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në procesin e regjistrimit të popullatës, Censusi. ‘Ky proces ishte i rregullt dhe sipas parashikimeve. Do të ketë edhe një procedurë post-Census, i cili do të bëhet gjatë muajit Nëntor”, bëri me dije mes të tjerash shefja e Institutit të Statistikave. Sipas saj, pritet që shumë shpejt, por jo më herët se një muaj të publikohen edhe rezultatet e procesit.
a/q/NOA