English

Mungon avokati, shtyhet seanca për Gërdecin

Tiranë, 31 tetor 2011, NOA – Leximi i pretencës për 29 të akuzuarit për tragjedinë e Gërdecit është shtyrë sërish. Mungesa e avokatit të akuzuar Mihal Delijorgji ka bërë që trupa gjykuese të marrë vendimin për leximin e pjesës së mbetur të pretencës në një tjetër datë. Avokati i të pandehurit Mihal Delijorgji njoftoi trupin gjykues se nuk mund të ndiqte seancën e sotme për shkak të një çështje tjetër gjyqësore ku duhet të ishte. Seanca u shty për nesër në ora 10:00. Leximi i pretencës ka nisur në fillim të muajit tetor dhe ende nuk ka përfunduar. Për këtë çështja janë 29 te akuzuar, ndaj të cilëve pritet të jepet vendimi për shpërthimin e 15 marsit të vitit 2008 që i mori jetën 26 personave. a.k/NOA

KOMENTE