Nga Gani Qarri Jeta e popullit shqiptar dhe rrezikimi i trojeve të tij vazhdon të përcillet me sfida dhe të papritura, siç ndodhë sot edhe me veriun e Kosovës. Këto ngjarje lënë gjurmë të pashlyera në këtë pjese të historisë kombëtare shqiptare të cilat nuk mund të braktisen aq lehtë, sikur ky të ishte Misioni ynë i fundit. Këtë na e obligon edhe kujtimi për Policin Hero, Enver Zymberi i cili që nga ngjarjet e 25 Korrikut të vitit 2011, nuk vjen më vetëm si histori vetëdijesimi për vijën ndarëse të kufirit Kosovë -Serbi, por edhe si simbol kombëtar i martirizimit për pjesët e pushtuara të vendit dhe rivendosjes së identiteti tonë shtetëror edhe atje, ku për një kohë jo të shkurtër mungonte. Ai u tregua i pa mundur nga mësymjet e bandave kriminale serbe, me gjithë vendimet e shqiptarëve me urdhrin për tërheqje, jo vetëm të kufomës së tij të rënë heroikisht për çlirimin e veriut të okupuar por edhe të shokëve, me të cilët arritën ta kryenin misionin e besuar shtetëror dhe ti kapnin pikat e "ndaluara" kufitare. Pushtimi i veriut të vendit nga strukturat kriminale serbe të shoqëruara me denigrime e fyerje si askund tjetër në rajon, e forcuan shpirtin heroik e kombëtar të Enver Zymberit i cili pa asnjë hezitim e sprovoi vetveten duke kapërcyer të pamundurën për të depërtuar në zonën e ndaluar. Ai e mposhti edhe vdekjen nga vrasja tinëzare e kriminelëve atje, për të kaluar në pavdekësi duke u shpallur Hero në historinë tonë më të re. Vepra e tij ishte dhe mbetet qëndresë dhe kushtrim lirie, me dinjitet të lart kombëtar dhe amaneti më i fuqishëm i një shpirti të pa epur për të vërtetën tragjike dhe të përgjakur të shqiptarëve e cila shpesh herë nëpër kohë, ndodhi të mbulohej nga historitë e përsëritura me copëtimet e pambaruara të tokave shqiptare kundër të cilave nuk prajnë as sot përpjekjet e ish pushtuesve tanë të rinj e të vjetër. Enver Zymberi nuk u përpoq t'i bënte bisht asaj që nga ai u kërkua dhe thirrjes së Atdheut iu përgjigj me devotshmëri duke u bërë përcjellës i amaneteve çlirimtare që vërshojnë nga amanetet e dëshmorëve të kombit dhe vuajtjet e shumë plagëve të pa mbyllura të këtij populli nëpër shekuj për tu bërë edhe vetë zë i pa shuar dhe i ngritur deri në lartësitë e një epike madhështore kombëtare dhe legjendë moderne e kohëve tona. Heroi u nisë të mbronte atdheun nga ata që kërkojnë pa të drejtë hise në brinjët e thyera të vendit tonë të vogël, të cilit njëjtë si në mesjetë edhe sot i janë vërsulur kalorësit e pabesë sllavë të futur me hile nga ana e Serbisë si kuaj troje, thellë në brendësin e zemrës së Kosovës martire me shpatat e tyre mishprerëse për ta ndarë edhe atë më dysh. Edhe pse ende sot bandat kriminale serbe shqelmojnë mbi gjakun e derdhur shqiptar në ato pjesë të vendit tonë, Heroi ynë ruajti me besnikëri betimin ndaj atdheut dhe lirisë së tij për të cilat edhe u flijua duke ia lënë atij amanet, Familjen, Bashkëshorten dhe katër fëmijët e mitur. Vepra heroike e këtij djaloshi trim dhe patriot, mosha e të cilit nuk plaket, do të kujtohet dhe nderohet me pietet përgjithmonë , historia e të cilit na mëson edhe për një herë më tepër-se pa bashkim kombëtar nuk mund të ketë Shqiptar e as Shqipëri të lirë dhe të qetë, në këtë pjesë të trazuar të Ballkanit. Lavdi jetës dhe veprës së Enver Zymberit dhe gjithë heronjve dhe dëshmorëve të kombit kudo, të rënë për lirinë e shqiptarëve dhe trojeve të tyre në gjithë hapësirën etnike. NOA