Shtudgard, (Gjermani) 31 tetor 2011, NOA/ Nga Asllan Dibrani- Pushimet verore mbaruan për mërgimtarët, punëtorët, nxënësit, mësimdhënësit që ishin në atdhe për t`i takuar të dashurit e tyre dhe sikur kjo kohë pushimi ju iku akoma pa filluar mirë çmallja. Shqiptarët u kthyen përsëri atje ku tani edhe jetojnë në vendet e Evropës, një atmosferë e njëjtë ishte edhe për shqiptarët e Gjermanisë, ku këtë shtator filloj mësimi, puna dhe gjallëria. Këtë atmosferë po thuajse e patën edhe qytetarët shqiptarë të Shtudgardit, një qytet i bukur me një pamje piktoreske i shtrirë në fushëgropë, me një sipërfaqe të rrafshët, e rrethuar me vargmalet e bukura. Vjeshta e këtyre ditëve është një pamje e veçantë një bukuri me nuancat e ngrohta të ngjyrave te kuqërremta qe këto pejsazhe me ngjyrat gërshetuese te bukura janë dhe ishin gjithmonë inspirim për piktorët dhe krijuesit! Një tubim madhështor i natyrës edukative-arsimore të mësimit plotësues në gjuhën shqipe u mbajt po në këtë qytet, që është një vatër e kulturës dhe arsimit për shqiptarët. Pra të gjithë së bashku prindër, mësues nxënës dhe mysafir transmetonin një gëzim dhe harmoni. Tubimi filloj në orën 17:00 dhe ishte kënaqësi të shohësh mërgimtarët tanë aq të organizuar, aq të kulturuar më zemër e shpirt rreth shkollës shqipe. Takimin e hapi një nxënëse e zellshme, aktive dhe mjaft simpatike, Qendresa Sejdiu, e cila u shpreh me sa vlerësoi rëndësinë e këtij takimi dhe shprehu emocionet e saj për faktin se ishte ajo moderatorja e takimit. Të pranishëm në këtë takim ishin; zëvendëskonsulli i Konsullatës së Republikës së Kosovës më seli në Stuttgart, z. Imer Lladrovci, Rektorin e shkollës Herr Schlosser, zonja Veigel, zoti Gani Gashi, me këshillin e prindërve zotin Enver Sejdiu, Nasuf Koskoviku, Qerim Rexhaj, bashkë me prindërit dhe nxënësit, si dhe pedagogia Mirdie Gashi. Përshëndetja për të pranishmit u bë edhe nëe gjuhën gjermane duke ju bëre nder edhe mysafireve dhe miqve gjerman që ishin solidarizuar me shkollimin e nxënësve shqiptare ne gjuhën amtare. Në skenë moderatorja ftoj, zonjën Miradije Gashin, organizatore e këtij takimi një pedagoge, një veprimtare por edhe një poete që vargjet e saj janë futur në shpirtin e artdashësve dhe lexuesve të ndryshëm. Figura e saj ka lënë shumë gjurmë të mëdha të veprimtarisë duke e ndjekur këmba këmbës bashkëshorti Gani Gashi, që të dy njerëz të punës dhe modestë. Ata kanë krijuar një respekt nga bashkatdhetarët tanë. Zonja Gashi, shkurtimisht përshëndeti të pranishmit, së pari ne gjuhën gjermane e pastaj edhe në gjuhën shqipe. Ajo ftoi mbi 130 pjesëmarrës të ngrihen në këmbë për të kënduar Himnin dhe për ta nderuar flamurin tonë te shtrenjtë të paraqitur edhe përmes video-projektorit ku të gjithë të pranishmit u entuziazmuan,e qe ne sytë e tyre u vërejt një gëzim dhe unitet mbresëlënës. Ky është synimi ynë! Shtoi pedagogia: “Një Komb një Shtet” Pas këndimit të himnit kombëtare zonja Gashi përshëndeti të pranishmit; Ajo vlerësoi pjesëmarrjen e zëvendëskonsullit të Kosovës dhe përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve. “Për mua sot është një ditë e veçantë e për të gjithë ne, do të jetë sot ditë e shënuar në historikun e shkollës shqipe për këtë qytetet. Pra ky vit shkollor po e shënon datën 24.10.2011 në Stuttgart-Ost datë, që do ta kenë në kujtesë për herë mërgimtarët nxënësit e veprimtarët. Kjo është pra dita të cilën gjatë e kemi pritur që përveç gjuhëve të nacionaliteteve tjera po radhitët edhe gjuha jonë e dashur dhe e bekuar gjuha shqipe ne zhvillimin dhe kultivimin e saj nga bashkatdhetarët e vet”, tha ajo. Ajo theksoi se nxënësit shqiptarë duhet të dinë për rrënjët e të parëve tyre, duhet të mësojnë dhe të shkruajnë gjuhën e prindërve të tyre. Ajo u shpreh se fëmijët duhet të njohin dhe vlerësojnë figurat kombëtare që nga Skënderbeu. Nën Tereza dhe deri te Adem Jashari. Kjo pedagoge me një entuziazëm te madh me një përkushtim të rrallë nxit atdhedashurinë te nxënësit me stilin edhe etikën e edukatores. Ajo u mëson nxënseve se pavarësisht se do të jetojnë në një vend tjetër duhet të duan flamurin, kombin, gjuhën, figurat e kombit. Drejtori i shkollës Schlosser i përshëndeti të pranishmit dhe u fokusua të roli dhe rëndësia e gjuhëve në përgjithësi e sidomos të gjuha amtare e cila do trajtim shumë serioz. Përveç tjerave ai kërkoi që zonja Gashi duhet mbështetur dhe financiarisht nëse jo nga shteti atëherë nga prindërit. Ai në mënyrë të veçantë përshëndeti dhe përkrahu mësuesen dhe pedagogen Miradije Gashin. Pas fjalimit, tepër miqësor, në shenje mirënjohje ndau një dhuratë simbolike për shkollën shqipe duke ia dhuruar z. Miradije Gashit. Vlen ta cekim se zonja Miradie Gashi punoj nga viti 2004-2006 në mësimin plotësues por nuk pati kurrfarë pagese nga ku të gjitha shpenzimet i mbuloj vet edhe të udhëtimit edhe te gjitha tjerat duke i sakrifikuar edhe fëmijët e vet për interesin e fëmijëve tjerë. Një rast bëri një kërkesë te disa prindër që ta ndihmojnë së paku për nevojat e nxënësve të tyre për t’ju fotokopjuar disa mësime, në mungesë të librave, por në shenjë revolte pati edhe ndalim nga shkolla nxënësit e vet. E shtrënguar nga kushtet e vështira ndërpreu përkohësisht shkollimin. Ndaj prindërit shqiptar është mirë që të jenë sa më të ndërgjegjëshëm, që ta kuptojnë dhe ta ndihmojnë këtë mësuese dhe te tjerët, se mbi të gjitha është interesi i fëmijëve te tyre. Sot kjo mësuese i numëron mbi 126 nxënës që është rast i rrallë, por akoma punon pa kurrfarë pagese! Imer Lladrovci, zëvendëskonsulli i Konsullatës se Kosovës përshëndeti të pranishmit dhe shprehu mirënjohje prindërve të kësaj shkolle. Ai foli rreth shtetit, popullit mik gjerman, i cili sot e në ditët më të vështira ka qenë përkrahës i popullit tonë shqiptarë dhe po dëshmon gjithnjë e më shumë edhe në dhënien e klasave në shërbim te nxënësve shqiptarë. Më pas aktiviteti vazhdoi me nj ceremoni artistike të organizua nga nxënësit. Recitimin e parë filluan, Gresa Gashi dhe Jeton Koskoviku, më vjershën Gjuha Jonë. Vargjet e Naimit u dëgjuan edhe ne gjuhën gjermane që lanë mbresa për dashurinë që shprehen këta nxënës për gjuhën shqipe! Pa dyshim se takimet e tilla përforcojnë qytetarin shqiptar të diasporës në integrimin e gjithmbarshëm në kulturën tonë, por edhe në kulturën e popujve ku jetojnë shqiptarët. Kjo gjeneratë e re do te jetë një faktor me rëndësi që të përforcojmë kulturën dhe vlerat tona . Mandej ta citojmë një thënie të z. Ismail Kadare ku shprehet se po ta njohësh kulturën tënde di ta transmetosh, atë qe e ke, edhe tek qytetari i atij vendi, ku jeton, e cila ndihmon shumë në ngritjen dhe kultivimin e kulturës sonë tek popujt e Evropës. Me një fjalë tubimet e tilla janë të mira të çmueshme dhe me vlera qe ta rrisim reputacionin tone sipas fjalë te lartshënuara "Një Komb një Gjuhë" të bashkuar. NOA Në Foto: Pamje nga aktiviteti i zhvilluar në Shtudgard