Ditën e Martë, më 1 Nëntor 2011 ora 09.50 në godinën e Universitetit Europian për Turizmin (EUFT), Bulevardi Zogu I, pranë stacionit të Trenit, zhvillohet ceremonia e nisjes së vitit akademik dhe do të shpallet marrëveshja me Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale të Italisë me EUFT.
Në ceremoni janë ftuar dhe kanë konfirmuar pjesëmarrjen, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Klodian Pajuni, rektori i Universitetit të Tiranës, prof. Dr. Dhori Kule, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj dhe të ftuar të tjerë.
Rektori i EUFT, prof. Dr. Salvatore Messina dhe Dekani i EUFT, prof. Dr. Perikli Qiriazi ju ftojnë të merrni pjesë në ceremoninë që do të organizohet me këtë rast.