English

Plevneliev fiton zgjedhjet në Bullgari, akuza për manipulim

Sofje, (Bullgari), 31 tetor 2011, NOA - Prej balotazhit për postin e presidentit në Bullgari ka dalë fitues sipas përllogaritjeve kandidati i partisë qeveritare të djathtë GERB, Rossen Plevneliev. Sipas rezultateve të deritanishme ai mori mbi 52 për qind të votave. Kandidati i socialistëve opozitarë, deputeti i Parlamentit Evropian dhe ish-ministri i jashtëm Ivajlo Kalfin, mori rreth 47 për qind. Dy raundet zgjedhore u errësuan prej raporteve për vota të blera dhe për manipulime. Policia arrestoi të dielën disa të dyshuar, të cilët ishin vrojtuar gjatë dorëzimit të parave te zgjedhësit. NOA/DV Në foto: Rossen Plevneliev

KOMENTE