English

Prifti: Për videon të merret ekspertiza e BE-së

Tiranë, 31 tetor 2011, NOA - Pas vendimit të 3 ekspertëve shqiptarë për ta cilësuar jo origjinale videon mes ish-kryeministrit Ilir Meta dhe ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, ka reaguar vetë Prifti. “Videoja u bë nga ora, ishte origjinale, kjo është një provë e padiskutueshme. U njoha me vendimin e ekspertëve dhe mendoj se ata mbrojtën Ilir Metën para gjykatës. Me këtë vendim turpëruan më shumë vendin, edhe pse nuk prisja që ata të thoshin të vërtetën. Duhet të bëhët një ekspertizë e re e kësaj videoje dhe këtë herë “Ekspertiza të bëhet nga një vend i BE”, tha Prifti. Ish-ministri i Ekonomisë u shpreh më tej se do vazhdojë luftën e tij antikorrupsion. "Drejtësia shqiptare sot ka humbur një betejë, jo luftën. Do jem i gatshëm ta çoj deri në fund luftën time antikorrupsion”, deklaroi ish ministri i METE-s.

a.q/NOA

KOMENTE
  • Ylber Zenuni16:29 - 01 Nëntor 2011
    CfARE RACE DUHET TE JESH ME LUFTU E ME NDALU KORUPSIONIN NE SHQIPERI,TE GJITHE SMUNDE TE KENE FYTYREN E HAJDUTIT,DIKUSH DUHET TI TREGOJE SHQIPTAREVE SE CFARE PO BEHET QOFTE KY COBAN APO FIERAK.
  • Frosina Mezini00:13 - 01 Nëntor 2011
    Po ik more pjele Serbo-Rumun Prift Coban Fieri se e kini per race mashtrimin dhe intridat ju race e poshter,ju jeni qene qe hani dhe te zotin -kafshoni dhe doren qe ju ushqen,a e more veshe mire se ajo fjala e urte qe thote mose u mundo ti hapesh Varin shokut se bije vete brenda,dhe Zoti te fute ty ne ate vare qe pregatit per shokun
  • Sander Preci20:52 - 31 Tetor 2011
    ju Zoti Prifti nuk e fitoni betejen sepse Zotin meta e mbron drejtsia e Korruptuar