English

Shtyhet sesioni në gjykimin e Mubarakut

Egjipt, 31 tetor 2011, NOA - Sesioni i radhës në gjykimin e ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, është shtyrë deri më 28 dhjetor pas vendimit të gjykatës për të ndërruar gjykatësin e rastit.

Avokatët e viktimave të pretenduara të Mubarakut u janë drejtuar me një peticion gjykatës duke kërkuar zëvendësimin e gjykatësit.

Mubarak, 83 vjeçar, akuzohet për urdhërimin e vrasjes së protestuesve gjatë revoltave që çuan në përfundimin e regjimit të tij në muajin shkurt.

Përveç kësaj, gjykata ka nisur procedurat edhe ndaj dy djemëve të Mubarakut, ish-ministrin e brendshëm dhe ish-zyrtarin e lartë të policisë, të cilët ballafaqohen me një varg akuzash.

Të gjithë të pandehurit kanë hedhur poshtë akuzat ndaj tyre.

Gjykimi ndaj Mubarakut nisi diku tre muaj më parë. NOA/RFE

KOMENTE