Tiranë, 31 tetor 2011, NOA – Një tren i linjës Tiranë-Durrës ka përplasur një makinë tip Ford me targa AA 320 AB. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet mesditën e sotme, në rrugën “Jordan Misja”, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti. Forcat e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga të dhënat e para mësohet se në këtë aksident nuk ka viktima, apo të plagosur. Edhe pse hetimet për këtë ngjarje vazhdojnë, nuk dihet ende nëse ka pasur apo jo persona të tjerë përveç drejtuesit në makinë, ndërsa nuk bëhen të ditur as emrat e personave.
a.q/NOA