Durrës, 31 tetor 2011, NOA - Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë bënë të mundur kapjen në flagrancës disa personave, në kryerje e sipër të vjedhjes së një banese. Ndërkohë, shërbimet për hetimin dhe parandalimin e krimeve të këtij komisariati arritën të dokumentojnë veprimtarinë në fushën e vjedhjes së disa banesave të një shtetasi të dytë.
Më datë 24.10.2011, ora 24.00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Drilon Cuni, 22 vjeç, banues në Durrës.Shtetasi në fjalë dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të banesave të ndodhura në qytetin e Durrësit
Më date 28.10.2011, ora 18.00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Fatjon Osmeni, 27 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.
Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë orëve të natës nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme duke kryer një vjedhje në lagjen Nr.17 të qytetit të Durrësit e konkretisht duke kryer vjedhje në banesen e shtetases E.B., 93 vjece, rreth ores 02.30.
a.q/NOA