English

60 vjetori i Politekniku-t, Berisha: Parlament i dijes

Tiranë, 1 nëntor 2011, NOA - Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë e festimit të 60 vjetorit të Universitetit Politeknik. Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se, i përulet me nderim themeluesve të Universitetit. “Kjo është një ditë themelore për botën akademike. 60 vjet më parë, ishin 60 studentë në Politeknik. Sot Politekniku numëron 12 mijë studentë. Universitetet janë burim drite, dije e lirie. Universitetet janë parlamentet e dijes dhe lirisë, pasi universiteti dhe liria janë të pandarë”, theksoi kryeministri Berisha. Në këtë kontekst, Kryeministri siguroi se për mazhorancën aktuale, edukimi i të rinjve dhe të rejave, fëmijëve të këtij vendi, është dhe do të mbetet përparësia e të gjitha përparësive, duke nënvizuar se në këto vitet e fundit, me reforma të thella, qeveria ia arriti që të vendoste në shinat e zhvillimit një sistem edukimi që po degradonte dhe po shembej. Sot, në Shqipëri, sipas shifrave zyrtare 70% e atyre që mbarojnë shkollat e mesme ulen në bankat e universiteteve dhe kjo është një përqindje ndër më të lartat në botë. Në sistemin universitar studiojnë mbi 138 mijë djem dhe vajza, në 556 programe të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë, që zhvillohen nga një staf akademik prej 10 mijë pedagogësh, nga të cilët 6534 janë me grada dhe tituj shkencorë. a.q/NOA

KOMENTE