Tiranë, 1 nëntor 2011, NOA/Update – Pas prezantimit të detajuar të ndryshimeve që PS synon t’i sjellë ekonomisë shqiptare, kryetari Edi Rama ka prezantuar edhe 3 kapitujt e tjerë ku mbështetet programi i ri politik – qeverisës i kësaj partie. Ai tha për anëtarët e Asamblesë Kombëtare se veç ekonomisë, 3 kapitujt e tjerë janë: Ripërtëritja e shoqërisë, Rivendosja e demokracisë dhe Ribashkimi me Europën.
Rivendosja e demokracisë
“Prona: e konsiderojmë të shenjtë. Do të kemi plan veprimi kombëtar, duke adresuar me konsultime edhe Gjykatën Europiane për të drejtat e njeriut, transparencën në kthimin e pronës dje, sot dhe nesër”, tha Rama.
Ribashkimi me Europën
- Partneritet me BE e SHBA - Përmbushja e angazhimeve pas anëtarësimit në NATO - Marrja sa më shpejt e statusit të vendit kandidat në BE - Fond i posaçëm për specializimin e ekspertëve të rinj për çështjet europiane - Rishikimi i përfaqësimit diplomati në botë - Refomë në shërbimin konsullor - Votomi në distancë për emigrantët dhe studentët - Programe të veçanta në TVSH për arsimimin e fëmijëve të emigrantëve
Pas fjalimit prej 90 minutash të kryesocialisti, dyert e Asamblesë Kombëtare janë mbyllur për mediat për të vijuar me diskutimet për këtë program por edhe për ndryshimet në statutin e partisë. Madje, kjo e fundit pritet të jetë edhe pikë e nxehtë e punimeve të sotme. Anëtarët e Asamblesë Kombëtare të PS-së pritet të miratojnë pak ditë para Kongresit projekt-ndryshimet në statutin e partisë si dhe draftin e programit politik, i cili është shumëfishuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, për t’ju paraqitur anëtarëve të Asamblesë. a.q/NOA