English

Fshehu drogën në tarracë, në burg 27 vjeçari

Puglia, 1 nëntor 2011, NOA- Kishte fshehur 6450 gramë marijuanë dhe 20 gramë kokainë në tarracë dhe për këtë përfundoi në burg.

Për këtë vepër një i ri shqiptar i duhet të përballet me akuzat për zotërim dhe shpërndarje të lëndës narkotike.

27 vjeçari ishte emigrant të Itali dhe banonte në Gravina të Puglias ndërsa u prangos mbrëmjen e djeshme nga policia pas mbledhjes së materialeve për sasinë e lëndës narkotike që zotëronte.

Të ngarkuar me mision, efektivët e policisë kontrolluan në banesën e të riut dhe vijuan më tej kërkimin në tarracën e shtëpisë, ku pas një muri u gjet një pako e mbështjellë me letër celofon ku përmbante brenda lëndën narkotike e cila u sekuestrua menjëherë.

Menjëherë pas kësaj 27 vjeçari u prangos, ndërsa u dërgua në ambientet e paraburgimit në Bari.

a.y/NOA

KOMENTE