English

Gërdeci, Prokuroria: Burg për jetë për 3 të akuzuar

Tiranë, 1 nëntor 2011, NOA – Prokuroria e Përgjithshme ka zbardhur 500 faqet nëpërmjet të cilave ka argumentuar dënimet për të akuzuarit për tragjedinë e Gërdecit. Gjatë seancës së gjashtë në Gjykatën e Tiranës, organi i akuzës ka renditur masën e dënimit për secilin prej personave VIP. Prokurorët e çështjes kanë kërkuar: burgim të përjetshëm për Ylli Pinarin, Mihal Delijorgjin dhe Dritan Minxollin. Ata kanë 23 vjet burg për Sokol Ngjeçin, 8 vjet burg për Shkëlzen Madanin Luan Hoxhën, Shpëtim Spahiun dhe Dashnor Caushin, 7 vjet burg për Ardian Mullain, 6 vjet burg për Zija Bajën dhe 4 vjet burg për Agim Lalën. a.q/NOA

KOMENTE
  • rosa e kuqe13:38 - 01 Nëntor 2011
    po mir keta i futet ne burg po sales ca do ti beni se na e ka ship shtriga keqe