Firenze, 1 nëntor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj-Një 20 vjeçar shqiptar është goditur me thikë pas shpine ndërsa ishte në radhë për të hyrë në diskotekën Yab, në hyrje të një lokali në Firenze në pritje për të festuar Halloween.
Të riut shqiptar të sulmuar i erdhi menjëherë në ndihmë policia e cila e dërgoi në spitalin e Santa Maria Nuova dhe më pas Careggi, por plaga e marrë ka qenë e thellë por pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore nga ana e mjekëve është përjashtuar rreziku për jetën.
Lidhur me këtë rast nisën menjëherë hetimet e policisë për identifikimin e autorit.
Ndërkaq sipas dëshmisë së të riut, thuhet se ai nuk kishte probleme me drejtësinë dhe se qëndronte me dokumente të rregullta në shtetin fqinj dhe se në momentin e ngjarjes ishte në radhë për të hyrë në diskotekë, pak pas mesnate.
Një njeri i është afruar mbas i ka thënë diçka dhe e ka goditur në shpatull me thikë të zbërthyeshme, duke u larguar me vrap dhe duke hedhur armën në tokë.
Efektivët e policisë janë duke punuar për të ndërtuar identikitin e agresorit, falë dëshmisë së tre personave të cilët në atë moment ishin në pritje për të hyrë në lokal.
a.y/NOA