Frankufrt, 1 Nëntor 2011 - Presioni i çmimeve në zonën e euros mbetet i lartë. Niveli vjetor i inflacionit është ngjitur në muajin tetor sipas të dhënave të Zyrës Evropiane të statistikave, në 3 perqind.
Ky është shtrenjtimi më i madh në tre vitet e fundit. Niveli i lartë i inflacionit, nxit spekullimet për uljen e shpejtë të përqindjeve të interesit nga Banka Qendrore Evropiane në Frankfurt mbi Majn.
Kjo bankë sheh ruajtjen e çmimeve stabile vetëm në rastet e nivelit të inflacionin nën dy përqind.
Megjithatë, për uljen e përqindjeve flet papunësia e lartë. Kuota e papunësinë në hapësirën monetare, u rrit në muajin shtator në 10,2 përqind.