Shkodër, 1 nëntor 2011, NOA – Uniformat blu të qytetit të Shkodrës identifikuan dhe shpallën në kërkim një 33-vjeçar, që kanosi me armë një tjetër person. Ngjarja ndodhi dje në lagjen “Ndoc Mazi” të qytetit të Shkodrës, kur 33-vjeçari Vladimir Sokoli, banues në lagjen “Vasil Shanto” të qytetit, kanosi për motive të dobëta me armë zjarri pistoletë një qytetar nga Tropoja. Sokoli qëlloi disa herë në ajër, por fatmirësisht pa e lënduar shtetasin me iniciale Gj.M, 43 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në lagjen “Ndoc Mazi” të qytetit Shkodër. Policia arriti të identifikojë në pak minuta autorin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. mit/NOA