Sarandë, 1 nëntor 2011, NOA - Shërbimet e Luftës Kundër Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë në vendin e quajtur “Fusha e Vrionit “ kanë konstatuar automjetin tip autoveturë e markës AUDI me ngjyrë gri me targa TR 2375 I, vitprodhimi 2001, i cili është larguar me shpejtësi në drejtim të qytetit të Sarandës sapo i është bërë shenjë për të ndaluar. Personat që ndodheshin brenda tij kanë braktisur mjetin në afërsi të nënstacionit elektrik në hyrje të qytetit të Sarandës dhe kanë mundur të largohen. Nga kontrolli i automjeti brenda janë gjetur dhe sekuestruar 127 kg lëndë narkotike e dyshuar si “Canabis sativa”, e cila ishte e mbështjellë me natriban ngjyrë kafe, e futur brenda 4 cantave të mëdha të zeza. Gjithashtu brenda në këtë automjet janë gjetur një armë zjarri tip automatik (kallashnikov) me një krehër me 28 fishekë, një tabelë e ngjashme me atë të punonjësve të policisë, një fenelinë policie, si dhe një palë targa BR 903 DB, të cilat sipas dokumentacionit të mjetit ishin target origjinale, ndërsa ato TR 2375 I, të fallsifikuara. Policia ka arrestuar Sajmir Mehmet Gurguri, 26 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Hamil të rrethit Fier, si pronar i kësaj autoveture dhe bashkëpunëtor i mundshëm në këtë vepër penale. Policia tha se po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër që ndodhej në automjet. Lënda narkotike dyshohet se vinte nga Gjirokastra dhe se ishte e destinuar për tu shitur. a.q/NOA
Kapet kanabis Lazarati, një në pranga, një tjetër në kërkim
-
LiNi XorhsOrha13:35 - 01 Nëntor 2011po ku ka nuk mbarohetmos e vrini mendje