English

Komisioni: Ok, kandidaturave të qeverisë për BSH

Tiranë, 1 nëntor 2011, NOA - Komisioni kuvendor i Ekonomisë miratoi tre propozimet e e qeverisë për postin e kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë: Ardian Fullanin, Petraq Milon dhe Elisabeta Gjonin. Deputet e së majtës e cilësuan votimin si një veprim antikushtetues e për këtë arsye nuk morën pjesë në votim. Guvernatori aktual i Bankës Qendrore, Ardian Fullani foli mbi rolin e tij në krye të institucionit më të lartë bankar në vend dhe reformat që janë ndjekur në stabilitetin makro ekonomike të vendit. “Ekonomia shqiptare është e shëndoshë me një sistem bankar të sigurt dhe të mirëkapitalizuar”, tha Fullani. Kandidatura e tij hasi në kundërshtimin e deputeteve të opozitës. Erion Braçe e cilësoi të papërshtatshme kandidaturën e Fullanit me arsyetimin se është një figurë e ndikuar politikisht. Por, Fullani ka reaguar duke theksuar se, Banka Qendrore është institucion i pavarur dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në stabilitetin ekonomik të vendit. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë përbëhet nga 9 anëtar, 3 prej tyre propozohen nga Këshilli i ministrave, 5 nga Parlamenti dhe 1 nga vetë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë .

a.q/NOA

KOMENTE