Florida (SHBA), 1 Nëntor 2011, NOA - Një ngjarje skandaloze ka ndodhur me një çift milionerësh të njohur në Angli. Chris dhe Mary Gorman janë arrestuar në tualetin e një lokali në Orlando të Floridas në SHBA.
Por ajo që ka shtuar dozën e skandalit është se bashkëshorti, Chris, ka qenë duke parë gruan që bënte seks me një burrë panjohur.
Çifti ka një pasuri të deklaruar prej 42 milionë paundësh dhe konsiderohen si milionerë që u pëlqen të bëjnë një jetë prej “snobësh”.
Ata janë arrestuar në lokalin “Roxy Club”. Burri është shoqëruar në polici për kundërshtim ndaj forcave të rendit dhe për posedim kokaine.
Po ashtu edhe gruaja është futur në burg për akte të pahijshme dhe dhunë ndaj policisë.
I vetmi që ka shpëtuar nga prangat është burri që ishte ftuar për të bërë seks me ruan me milionerit.
Ngjarja është cilësuar e turpshme për çiftin milionerë, megjithatë siç thotë shpesh çifti në intervistat që kanë dhënë për mediat britanike, “me para mund të blihet gjithçka”.
Një prej personave të lokalit që njoftoi policinë tha se kishte hyrë në tualet kishte parë “ një mashkull me ngjyrë që bënte seks me gruan, ndërsa burri i saj rrinte duke e shikuar”.
Pas kësaj u njoftua policia dhe u morën masat ndaj çifti të milionerëve që ka një biznes të madh ne kompanitë elektronike dhe ndodhej në SHBA për pushime.
a.k/NOA