English

Misteri i vdekjes së 22 vjeçarit Arjol Kapaj

Venezia, 1 nëntor 2011, NOA- Doli nga rruga dhe humbi jetën, është ky fati i të riut shqiptar Arjol Kapaj, 22 vjeç banues në Caorle në afërsi të Venezias por për familjarët jeta e tij nuk mund të jetë mbyllur aq thjesht.

22 vjeçari ishte duke kaluar rrugën Cadore në periferi teksa po drejtonte makinën e të vëllait tip Toyota Avensis.

Ai ra nga rreth 50 metra lartësi, për arsye ende të pazbuluara, ndërsa dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi mjet duke u përplasur mbi bordurën anësore dhe ka përfunduar më tej në kanalin në anë të rrugës

Makina u përmbys totalisht duke përfunduar e fundosur në ujin e kanalit.

Alarmi për këtë ngjarje u dha pak pas mesdite nga një kalimtar i cili kishte parë automjetin e fundosur.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, por për 22 vjeçarin Kapaj nuk kishte më se çfarë të bëhej.

Lidhur me vdekjen e të riut policia dhe familjarët kanë ngritur dyshime duke e cilësuar si të pashpjegueshme vdekjen e tij, pasi rruga nuk ishte e rrezikshme dhe as me kthesa, ndërsa shtohet se viktima nuk është përplasur as me ndonjë mjet tjetër... e pikërisht për të sqaruar këto pikëpyjetje nga ana e policisë vijijnë hetimet.

a.y/NOA

KOMENTE