English

Nëna e Hillari Klinton, Dorothy Rodham, vdes në moshën 92 vjeçare

Uashington DC, 1 nëntor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - “Nëna e Hillari Klinton, Dorothy Rodham ka ndërruar jetë pak para mesnatës së të martës, në moshën 92 vjeçare.”- tha familja Klinton në një deklaratë.

Të hënën, Clinton kishte anuluar një udhëtim të planifikuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Turqi për t’u kujdesur për nënën e saj të sëmurë.

“Dorothy Howell Rodham lindi në Çikago, më 4 qershor 1919 dhe vdiq pak pas mesnate më 1 nëntor, 2011 në Washington DC, e rrethuar nga familja e saj.”- i tha familjes Klinton në një deklaratë të dërguar për gazetarët nga Departamenti i Shtetit, të martën në mëngjes.

Ajo mposhti braktisjen dhe vështirësitë si një vajzë e re për t’u bërë një grua e shquar.

Dorothy Rodham ishte një grua e jashtëzakonshme, e ngrohtë, grua bujare dhe kishte një karakter të fortë. Gjithashtu ajo ishte një grua intelektuale, dhe, mbi të gjitha, një nënë dhe një gjyshe e dashur.

a.k/NOA

KOMENTE