English

Pasqyra e shtypit, 1 nëntor 2011

Tiranë, 1 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 1 nëntor 2011.

Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “Oficeri i SHISH u vra me paramendim”. Argumente të tjerë të ditës: “Dhunë arbitrit në Ballsh, gjakoset nga mafiozët’; “Tedi Papavrami: Unë fëmija 11-vjeçar në Paris me lejen e Enver Hoxhës”; “Tapitë e reja: 1900 pronarët e Tiranës së re që duhet të regjistrohen”; “Ekspertiza. Videopërgjimi Meta-Prifti nuk është origjinale”; “PS-PD kompromis për Meksin në BSH, djali i Xhindit në Kuvend”.

Gazeta “Panorama” hapet me argumentin kryesor të ditës: “Këshilli Mbikëqyrës. Emrat për Bankën, PS propozon Meksin”. Tituj të tjerë: “Përfundon ekspertiza mjeko-ligjore për oficerin e SHISH: Isa Çopa u dogj i gjallë në makinë”; “Zoti Kryeministër edhe gomerët duan të jetojnë nga Hervin Çuli”; “Paqeftues dhe luftënxitës nga Artan Hoxha”.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Ilir Meta drejt pafajësisë”. Argumente të tjerë: “Blerim Çela: Gjithë demokratët i kanë sytë nga Bamir Topi”; “Raporti: Isa Çopën e vranë dhe e dogjën me benzinë”; “Bilisht. Vritet në shtëpi nga grabitësit një 86-vjeçare”; “Guvernatori Fullani merr bekimin e PD”; “Berisha e quan sukses, mbyllet Censusi”; “Sheshi Skënderbej: Kallëzim për kryebashkiakun Basha”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Video Meta-Prifti: Ina Rama mashtroi Kuvendin”. Në faqen e parë veçojmë argumentet: “Berisha i thotë jo dekretit të Topit, edhe PS bojkoton Komisionin”; “Kryesocialisti Edi Rama: Kemi gati programin”; “Ermelinda Meksi, Rama propozon anëtaren e Kryesisë në bordin e BSH”; “Patos, ditën është drejtor i Ujësjellësit, natën hajdut”; “Mazhoranca ofertë opozitës. Rishqyrtim i pr/ligjeve me 84 vota”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: Shqiptare: “Djali i Fatmir Xhindit. Unë deputet i PS, ikën Ermelinda Meksi”. Tituj të tjerë: “Berisha: Ligji i plehrave u kthye për motive politike”; “Jakup Krasniqi: Despoti Ahmet Zogu, ja si i vrau intelektualët”.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës: “Kuvendi, Ligji i plehrave rikthehet pa ndryshime”. Tituj të tjerë: “Meksi lë mandatin, djali i Xhindit deputeti i ri i PS-së”; “Zbulohet drafti, ja çfarë ndryshon në statutin e PS”; “Tre ekspertuesit shqiptarë në Gjykatë: Videoja Meta-Prifti nuk është origjinale”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA

KOMENTE