Tripoli, 1 Nëntor 2011 - Qeveria kalimtare libiane ka konfirmuar se në vend ka armë kimike. Kryeministri Mahmud Xhibril tha se pret gjatë kësaj jave inspektorë ndërkombëtarë, të cilët do të merren me faktin e dyshuar.
Libia e re nuk ka interes të zotërojë armë të tilla të shfarosjes në masë, shtoi ai. Javën e kaluar i dërguari i OKB-së për Libin, Ian Martin, pati bërë të ditur zbulimin e një impianti të padeklaruar armësh kimike.
Sakaq, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, ka mbërritur për një vizitë të paparalajmëruar në Libi, publikon radio DW.
Para nisjes, z. Rasmussen, e pati quajtur angazhimin në Libi si njërin nga më të sukseshmit në historinë e aleancës.
Këtë të hënë NATO-ja i dha fund zyrtarisht angazhimit të saj ajror të nisur para saktësisht shtatë muajsh.