Prishtinë, 1 nëntor 2011, NOA – Pas përcaktimit nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës si raportues për Kosovën, Bjorn fon Sidov do të vizitojë sot Prishtinën, ku do të qëndrojë për katër ditë. Zyra e KiE-s në Prishtinë bëri me dije se Bjorn fon Sidov ka planifikuar të vizitojë Kosovën, duke përfshirë në këtë vizitë, edhe pjesën veriore të Mitrovicës, ku situata është ende e pazgjidhur për shkak të mospranimit të serbëve, për vendosjen aty të autoritetit të Kosovës. Po kështu në fund të kësaj vizite, zyra e KiE-s ka paralajmëruar se raportuesi për Kosovën, Bjorn fon Sidov, do të mbajë edhe një konferencë për shtyp ku do të detajojë diskutimet mbi zhvillimet e fundit në Kosovë. mit/NOA