Londër, 1 Nëntor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Një vajzë 14-vjeçare është arrestuar si e dyshuar për vrasjen e nënës së saj, pas një zënke në shtëpinë e tyre.
Nëna 42-vjeçare u plagos pas një grindjeje me vajzën e saj në shtëpinë e tyre në Bolton, të dielën pasdite. Vajza e re u mor dje në paraburgim nga Policia e “Greater Manchester” në pyetje me dyshimin për vrasje.
Fqinjët e familjes thanë se adoleshentja ka dalë prej shtëpisë së saj teksa “qante në mënyrë histerike” pas zënkës së ndodhur.
Thuhet të ketë kërkuar për të përdorur telefonin e një fqinji, para se gjyshja e saj ta thërriste, duke thënë se ishte e nevojshme për të marrë disa rroba për vëllanë e saj të vogël.
Fqinjët thanë se më pas kanë dëgjuar një ulërimë me zë të lartë, ndërsa vajza ka dalë jashtë duke kërkuar ndihmën e një ambulance.
Nëna e saj, e cila ende nuk është identifikuar, u dërgua në spitalin Royal Bolton, ku më vonë ndërroi jetë.
Një ekzaminim pas vdekjes është duke u realizuar për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Oficerë thanë se ende, nuk kanë arritur të zbulojnë dëmtimet, të cilat çuan në këtë vdekje kaq të hidhur.
Një mikeshë e gruas, 30 vjeç ka thënë: “Është vetëm një turp. Ajo ishte e bukur, gazmore, një grua me të vërtetë e mirë. Unë nuk mund ta besoj se nuk do të mund ta shoh më kurrë mikeshën time”.
a.k/NOA