English

Vritet në lokalin pranë përroit të Zaranikës

Elbasan, 1 nëntor 2011, NOA – Një tjetër person është vrarë mesnatën e shkuar në një lokal në Elbasan. Ngjarja ndodhi në rrugën “28 Nëntori”, që gjendet pranë përroit të Zaranikës. Korrespondenti i agjencisë NOA, bën me dije se dy persona kanë vrarë një 50-vjeçar me emrin Vasil Kanani. Policia dyshon, se vrasja është kryer për motive të dobëta, ndërkohë që nga dy autorët, blutë e Elbasanit kanë prangosur njërin. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të vrasjes po vijojnë. mit/NOA

KOMENTE