Figura më e rrezikshme e pjesës së fundit të shekullit XX dhe pjesës së parë të shekullit XXI nuk duhet të jetë domosdo Osama Bin Laden. Kandidat tjetër për këtë është një burrë i quajtur Adbul Kadir Kan - një shkencëtar pakistanez që njihet si babai i programit bërthamor të shtetit të tij...
Nga “The Times”
...Por, më saktësisht, ai cilësohet si bandit dhe kreator i një rrjeti kriminal që shiste pajisjet dhe njohuritë e nevojshme për krijimin e armëve bërthamore.
Në mesin e klientëve të Kanit hynin Irani, Koreja Veriore dhe regjimi i presidentit të dëbuar të Libisë, Muamer Gadafi.
Shtetet e tjera që bëjnë pjesë këtu, nuk janë vetëm shtypëse, por posedojnë edhe programe të avancuara bërthamore, udhëhiqen nga ideologjitë dhe kanë ndjeshmëri rreth pengesave kundërproduktive që mund të jenë kërcënuese.
Kur Kan zhvilloi tregtinë e paligjshme në vitet 1980 dhe 1990, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, autoritetet e tjera mbikombëtare, qeveritë perëndimore dhe shërbimet e inteligjencës kishin pak ide se kjo tregti po vazhdonte.
Kan pranoi publikisht në muajin shkurt të vitit 2004 se po u jepte shteteve të tjera sekrete rreth krijimit të armëve bërthamore. Ai u hoq nga posti i kreut të programit bërthamor të Pakistanit dhe u vendos nën arrest shtëpiak.
Këto kufizime u lehtësuan në vitin 2009. Arsyeja kryesore që çoi në zbulimin e rrjetit të Kanit ishte lidhja e tij me Libinë.
Në tetor të 2003-shit, komponentë të rëndësishëm për pasurimin e uranit, të përcaktuar për programin bërthamor të Gadafit, u konfiskuan nga një anije gjermane.
Pastaj, shumë shpejt, Gadafi pranoi se Libia ka një program të fshehtë bërthamor, duke ia ofruar këto informata inteligjencës britanike. Gjurmët e teknologjisë çonin te Kani dhe bashkëpunëtorët e tij.
Këto gjëra diheshin për një kohë. Tani del se deklarata e Gadafit nuk u bë për t’u afruar me perëndimin, por meqë shërbimet inteligjente të perëndimit e kishin zënë atë.
CIA-a përgjoi një takim që zyrtarët libianë kishin mbajtur me Kanin në Kasablanka. Dëshmitë për bashkëpunim bërthamor iu prezantuan Gadafit. Pasoi publikimi i të gjitha aktiviteteve të Kanit.
Ka shumë mësime në këtë tregim. Në radhë të parë, Pakistani ka një rol qendror dhe pengues në dilemat e perëndimit rreth sigurisë. Në këtë vend pat gjetur strehim Bin Ladeni. Në këtë vend, ngeci regjimi kundër përhapjes së armëve bërthamore.
Kan mbetet një hero për shumë bashkëpunëtorë të tij, edhe pse materiali i cili i mundësonte Pakistanin krijimin e bombave, ishte kryesisht i vjedhur. Pjesa dërrmuese e aktiviteteve të tij u mbështetën nga autoritetet dhe mekanizmat e sigurisë në Pakistan.
Së dyti, kontrollet për eksportimin e teknologjisë bërthamore ishin dukshëm të papërshtatshme dhe aftësitë e Agjencisë Ndërkombëtare për Armë Bërthamore ishin të mangëta.
Ndërtesat sekrete të Iranit - një objekt për pasurimin e uranit në Natanz dhe një uzinë e rëndë ujore në Arak - nuk ishin të njohura për autoritetet ndërkombëtare, derisa ato u zbuluan nga një grup disidentësh.
Së treti, nuk ka siguri për Perëndimin rreth një qëndrimi jondërhyrës. Dështimi për të gjetur armë të shkatërrimit në masë pas rrëzimit të Sadam Huseinit ia humbi arsyen luftës në Irak, por në retrospektivë ndërhyrja pat pasoja të gjera.
Me shërbimin e inteligjencës së CIA-së dhe precedentin e fatit të Sadamit, Gadafi ia dorëzoi arsenalin Mbretërisë së Bashkuar - aleatit të Amerikës në luftën kundër Irakut. Vetëm atëherë u shkatërrua një kërcënim për sigurinë perëndimore, i quajtur A.Q.Kan.
Në politikën e mbrojtjes, nganjëherë nuk mjafton fuqia e butë.