English

Apel në mbështetje të internetit të lirë dhe të hapur

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, u ka bërë thirrje qeverive anembanë botës, që të bashkohen me SHBA-në, në mbështetje të internetit të lirë dhe të hapur.

Duke folur përmes një videolinje nga Uashingtoni, në konferencën që po zhvillohet rreth internetit në Londër, Bajden tha se Shtetet e Bashkuara sigurojnë që një internet i hapur do të çojë në një jetë “më të fortë e me më shumë prosperitet” për të gjithë njerëzit.

“Ajo që Shtetet e Bashkuara ofrojnë sot është një thirrje për partneritet. Ne deri tani me vende te ndryshme të botës, me sekrotin privat dhe me shoqërinë civile, kemi arritur një konsensus rreth idealeve që unë kam përmendur sot: siguri dhe sinqeritet, transparencë dhe përgjegjësi, inovacion, liri, dhe mbi të gjitha një angazhim për të punuar së bashku në drejtimin e kësaj çështje në një mënyrë që është konsistente me principet ndërkombtare,” u shpreh Bajden.

Zyrtarë nga 60 vende të botës, së bashku me aktivistë të internetit dhe ekzekutivë nga kompani teknike private, do të qëndrojnë në Londër për dy ditë fjalime dhe debate rreth të ardhmes së internetit.

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi12:22 - 02 Nëntor 2011
    Qe kur njeriu zbuloi zjarin e deri sot dhe sa te kete jete njerezore ne kozmos,progresin e njerezimit askush s'e ndalon dot,perkundrazi ajo ka domozdoshmeri per talente te rinj qe ta cojne perpara, sikunder po ndoth sot me zbulimet e reja te hapesires se pa fund.Natyrisht shtetet e zhvilluara do jene ne pararoje,regresivet vjen ora dhe atrofizohen.